Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është marrë i pandehur për kundërshtim të forcave të policisë dhe të punonjësve të IKMT, dy ditë më parë teksa ndërhynë për të prishur banesat që preken nga projekti i Unazës së Re. Po kështu ai akuzohet edhe për tubim të paligjshëm. Balliu ka hedhur akuza se në gjyq nuk po shkojnë se kanë bërë ndonjë krim por po i dërgon kryeministri Edi Rama.
Ai ka mbajtur një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Tiranës ku ka deklaruar se PD dhe vetë ai si ish deputet i ka mbrojtur banorët e Astirti, pavarësisht se kur banesat e tyre shembeshin Balliu dhe përfaqësuesit e PD mbërritën me vonesë pranë tyre.
Balliu ndër të tjera ka shtuar se në darkë do të bëjë publike at që ai e quajti 'hajdutët e vërtetë' në Unazën e Re.
"Këto që i quajnë zaptues. Sot në dark do të shihni se kush janë hajdutët e vërtetë, sot në dark. Ky merak do të shuhet sot në dark." ka thënë ndër të tjera Balliu.
Ish deputeti është ndalur edhe tek 'kontrata' që kreu i PD, Lulzim Basha ka firmosur me banorët e Astirit , duke thënë se banorët e Astirit të cilëve u është prishur banesa jo vetëm që do të dëmshpërblehen por madje do të futen në burg edhe përgjegjësit.