http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u kërkoi kompanive të sigurimit të ulin tarifat dhe t?i rikthejnë në vlerën e mëparshme, ato nuk janë bindur. Qamil Murataj është një drejtues, i cili sot shkoi te kompanitë e sigurimit, për të parë nëse ishte ulur çmimi. Në datën 5 shtator, ai duhet të presë siguracionin, por lajmi që mori nuk i pëlqeu aspak. Kadri Morina, pronar i dy prej kompanive në këtë treg, thotë se çmimet nuk do të ulen. Ai shpjegon se risku që mbajnë mbi vete kompanitë është shumë më i madh në vlerë. Kërkesën e AMF-së për të rikthyer tarifat e mëparshme, ai e sheh si një orientim, por jo detyrim, për sa kohë që tregu është i liberalizuar.Kompanitë thonë se po bëhen gati për të filluar funksionimin e sistemit bonus-malus, i cili do të bëjë që drejtuesit të paguajnë në bazë të vjetërsisë dhe numrit të aksidenteve. Por ata kërkojnë kohë deri vitin e ardhshëm. Ekspertët e 8 firmave të sigurimit, kanë zhvilluar një mbledhje me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, për të argumentuar tarifat e reja që kanë vendosur në treg. Kompanitë thonë se do të kërkojnë që çmimi nga 18 mijë lek të shkojë në 24 mijë, por kjo mbetet në vendimet që ata do të marrin. Nga ana e saj, AMF nuk i është përgjigjur kërkesës së Vizion Plus për masat që do të marrë mbi firmat që nuk kanë zbatuar vendimin e saj.