http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse në shumicën e vjedhjeve grabitësit përfitojnë nga rasti ku pranë tyre nuk ka persona që mund t?i shohin apo t?i kapin, për këtë të ri është krejt e kundërta. Atij i mjaftojnë vetëm dy sekonda, që edhe pse në biznes dhe me klientë pranë, t?i marrë telefonin shitëses. I arrestuar tashmë nga efektivë të komisariatit nr 2 të Tiranës, ai hyri si klient në një biznes optike në zonën e ish-bllokut. Për ekspertët e policisë, vjedhje të tilla janë një problem, pasi gjithnjë këta persona nuk jetojnë në Tiranë, por shfrytëzojnë apartamente të marra me qera. Ata stacionohen në zona të ndryshme dhe pasi mbarojnë punë, zhvendosen sërish me qera në zona të tjera. Por mos kujtoni se janë gjithnjë të rinj. Nje person rreth të 40, ende nuk është arrestuar nga policia. Në kameran e siguruar nga Vizion Plus, dyshohet se ai ka kryer një vjedhje banese në Tiranë. Pasi ka kryer vjedhjen, tenton të largohet nëpërmjet ashensorit, por sapo sheh se pallati ka kamera sigurie, shfrytëzon shkallët. Por ka dhe vjedhje nën kërcënimin e armëve. E tillë është ajo e para një viti tek posta në zonën e 21 dhjetorit. Punonjëset sapo kishin hapur zyrat kur grabitësi i kërcënon me thikë dhe u merr të gjitha paratë.