http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse përfaqëson një kompani, që ka rekorde pozitive në institucionet fiskale, atëherë zhdoganimin e mallit mund të kryeni vetë, pa qenë e nevojshme për inspektorët doganiere.
Deri më sot janë 7 firma të mëdha të cilat, kanë përfituar këtë status. Bëhet fjalë për biznese që nuk kanë penalitete, kanë besueshmëri të lartë si dhe kanë bilance pozitive, të paktën në tre vitet e fundit. Këto janë dhe kriteret kryesore të përfitimit të këtij statusi.
?Një tjetër kriter është që të kenë të miratuar edhe një magazinë doganore. Ndërsa duhet të kenë të mbuluar me garanci aktivitetin e tyre dhe më pas përfitojnë nga lehtësitë që parashikon ligji. Nuk është kusht që të ketë aktivitet të madh që të përfitojë. Mund të jetë dhe i vogël mjafton që të jetë i besueshëm për administratën doganore. Aplikimet për këtë shërbim mund të kryhen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës në zyrën e procedurave?- shprehet Saimir Sinani, Drejtor i Procedurave në Drejtorinë e Doganave.
Drejtori Sinani në një intervistë për Vizon Plus thotë se në çdo rast, përzgjedhja kryhet në bazë edhe të analizës së riskut, ndërsa doganat mund të verifikojnë deklaratat e plotësuara nga biznesi.
?Në çdo rast ne bëjmë gjithë verifikimet e mundshme me institucionet e tjera për të parë deklarimet?-vijon më tej Sinani.
Por Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bën apel bizneseve që të aplikojnë edhe për të përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar. Ky status ka të bëjë me përfitimin e shërbimeve të thjeshtuara doganore edhe në vendet e rajonit, kur kalon transit.