Kompanitë e rindërtimit nga tërmeti përjashtohen nga TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Procesi i rindërtimit ende nuk ka nisur punë në praktikë, pasi nuk është plotësuar kuadri ligjor se si do funksionojë skema e përjashtimi të tatimit mbi vlerën e shtuar për shoqëritë që do të marrin pjesë në proces.E teksa qeveria pritet të miratojë kushtet dhe kriteret, administrate tatimore shpjegon se cdo kompani ndërtimit duhet të pajiset me nje autorizim të posacëm, si hapi i parë për nisjen e punës.Kushti i parë kryesor është që çdo subjekt ndërtimi që do të marrë pjesë në procesin e rindërtimit do të pasjiet nga drejtori i përgjithshëm i tatimeve me një autorizim të posacëm. Ky është veprimi i parë që duhet bërë. Më pas ligji parashikon që edhe shoqërëritë që merren me tregtinë e materialeve të ndërtimit do të përjashtohen nga TVSH, për ato mallra që do shësin tek shoqëritë e autorizuara.-thotë Arben Hasanaj, specialist i zytës teknike në tatime.E gjithë kjo procedurë do të jetë e dokumentuar në fatura aty ku do të përcaktohet dhe malli dhe sasisa me qëllim që do të verifikohet nga administrata tatimore.Por vendimi i Këshillit të Ministrave pritet të përcaktojë edhe kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojë një kompmië ndërtimi që do të marrë pjesë në këtë proces.Jo se do të ketë një përzgjedhje, por një kompani që ka një vit punë nuk mund të jetë e favorizuar që të kryejë rindërtimin. Do nevojite kompani serioze që kanë eksperiencën e duhur në treg ato që do të pajisen me autorizim nga drejtoria e tatimeve.Ekspertët i druhen një abuzimi të mundshëm të këtij procesi, pasi çdo përjashtim nga tatimi i vlerës së shtuar në një sektor e bën menaxhimin e këtij tatimi edhe më të vështirë. Edhe fondi monetar ndërkobëtar është kundër skemave përjashtuese të TVSH.

Share This Video


Download

  
Report form