Përjashtohen shtresat në nevojë dhe pensionistët nga rritja e ujit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-27

Views 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar rritjen e çmimit te ujit me 20 leke, ndërsa drejtues te bashkisë, kane nisur dëgjesat me qytetaret, për te sqaruar planin e biznesit. Kreu i Ujësjellësit Redi Molla deklaroi se brenda 5 viteve do te investohet për te rritur cilësinë e ujit dhe furnizimi te jete pandërprerje.Sipas planit te miratuar te biznesit nga janari i 2018, uji per abonentët familjare do te kushtoje 65 leke për metër kub nga 45 qe është aktualisht. Projektit te bashkisë do t?i bashkëngjiten edhe propozimet e dy partive LSI dhe PDIU per përjashtim nga rritja e çmimit per kategoritë ne nevoje.Kështu te gjithë personat qe marrin ndihme ekonomike, personat me aftësi te kufizuara, kryefamiljaret qe përfitojnë pension pleqërie dhe jetojnë te vetëm, gratë qe janë kryefamiljare, përjashton nga rritja e çmimit. Po ashtu sipas kërkesës se LSI do te ketë diferencime te tarifave edhe për bizneset ne varësi te aktivitetit dhe numrit te punonjësve.Pas zbardhjes se vendimit te Këshillit Bashkiak per rritjen e tarifës se ujit, shoqëruar me paketën lehtësuese per shtresat ne nevoje, brenda 10 ditësh dokumenti i dërgohet prefektit te Tiranes. Pas miratimit nga ana e prefektit, entit rregullator i ujit nis shyrtimin per te dale me pas me nje vendim.

Share This Video


Download

  
Report form