http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas akuzave te biznesit dhe te disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë se çmimi i kasave fiskale në Shqipëri është i papërballueshëm për një pjesë të ndërmarrjeve, kompanitë që tregtojë këto produkte thonë se do të ulin çmimet. Bledar Balla është pronari i një prej 5 firmave që operojnë në këtë treg. Ai shpjegon se çmimi deri tani ka qënë i tillë për shkak se shitjet kanë qënë mjaft të ulta. Sipas kompanive, pothuajse gjysma e kasave fiskale që ishin instaluar që prej vitit 2010 nuk funksionin fare dhe nuk kanë qënë të lidhura më sistemin online të tatimeve. Tregtarët e kasave po shohin edhe mënyrën e shitjes së tyre me këste përmes bankave. Kërkesa e lartë për të marrë pajisjen fiskale ka sjellë edhe mjaft probleme në logjistikën e kompanive.Drejtuesit e tyre shprehen se janë në bisedime me drejtorinë e tatimeve për të zgjidhur problemet që kanë dalë me instalimin e kasave.