http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pëlqimet në faqet e Facebookut, Twitterit apo You Tubit janë kthyer një biznes. Yjet e hollivudit, kompani madje dhe departamenti amerikan i shtetit, kanë blerë ndjekës të rremë për të rritur vlerën dhe prestigjin e tyre. Një vëzhgim i agjencisë Associated Press ka zbuluar se pëlqimet, që në agjencitë online përkthehen në audiencë, kanë rritur ndjeshëm të ardhurat e kompanive nga reklamat. Kjo sepse kompanitë që kërkojnë të reklamojnë produktet e tyre preferojnë normalisht ato faqe që kanë numër më të lartë ndjekësish. Vetëm në Itali ndjekësit e rreme të Tëitterit mund të rrisin të ardhurat nga 40 në 360 milion dollar ne vit, ndërsa në faqet e Facebookut, fitimet mund të rriten me 200 milion dollarë në vit. Për këtë arsye investimi i parave ne pëlqime është kthyer në një strategji marketingu. Në vitin 2013, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpenzuar 630 mije dollar amerikanë për të rritur pëlqimet. Vetëm në një posim, numri i tyre u rrit nga 10 mije ne 2.5 milion. Ndaj ajo qe vlen të kujtojmë është se jo domosdoshmërish audienca përkthehet domosdoshmërish në cilësi.