Report TV - Karburantet në Tiranë jashtë kontrollit, nis aksion për bllokimet

Report TV 2017-08-10

Views 0

Më shumë se 170 subjekte tregtare shesin karburant pa licencë në kryeqytet. Pavarësisht se ndryshimet ligjore janë ashpërsuar që prej vitit 2015, aktualisht vetëm 3 subjekte kanë aplikuar për t?u pajisur me licencë, madje edhe këto të treja me dokumentacion të paplotë.

Bashkia e Tiranës nisi sot aksionin e kontrollin nëpër pikat e karburanteve dhe paralajmëroi bllokimin e kujtdo që nuk paguan taksat dhe s?merr licencën.

?Karburantet në qytetin e Tiranës duhet të pajisen me një licencë nga Bashkia e Tiranës dhe të paguajnë detyrimet e tyre për funksionimin në këtë qytet. Deri tani, në Bashkinë e Tiranës funksionojnë 173 karburante, ku pothuajse asnjëri nuk ka nisur procesin e aplikimit për t?u pajisur me këtë licencë?.

Aksioni do të përfshijë të gjitha pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm, të naftës dhe vajrave lubrifikante që përdoren nga konsumatorët.

?Ky është një aksion që do të vijojë në ditët në vijim dhe u bëjmë thirrje të gjitha pikave të karburantit në qytet të vijnë pranë bashkisë e të aplikojnë për licencim, të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm, të marrin licencën, të paguajnë detyrimet dhe më pas të vijojnë punën në mënyrë normale?, u shpreh ai.

Share This Video


Download

  
Report form