Report TV - Tiranë, 170 karburante pa licencë Aksion për bllokimin e pikave

Report TV 2017-08-09

Views 0

Tregtimi i karburanteve në Bashkinë e Tiranës është jashtë kontrollit. 170 subjekte kryejnë këtë aktivitet pa licencë dhe dokumentacion, ndërsa dhjetra të tjera kanë krijuar xhepa në rrugë për të hyrë makinat, duke u kthyer në burim aksidenti.

Bashkia Tiranë paralajmëron një aksion të plotë për t?i dhënë fund kësaj situate.

Në zbatim të vendimit nr. 970, datë 2.12.2015 të Këshillit të Ministrave bashkia do të nisë aksionin për bllokimin e të gjitha pikave të karburantit që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencën përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Aktualisht në qytetin e Tiranës e ushtrojnë këtë aktivitet 173 subjekte, nga të cilët vetëm 3 prej tyre kane aplikuar për t?u pajisur me licencë dhe dokumentacioni i tyre ka rezultuar i paplotë.

Në kushtet kur këto subjekte nuk pajisen me licencën përkatëse, ose kur ushtrimin e aktivitetit të tyre e kryejnë në rrugë kryesore urbane, duke formuar xhepa për makinat, në kundërshtim me ligjin dhe pa lejet përkatëse do të bllokohen.

Share This Video


Download

  
Report form