Shpëtim Idrizi mbetet jashtë Kuvendit për legjislaturën e re, pasi nuk arriti që të merrte numrin e mjaftueshëm të votave nga 64 kutitë që u rinumëruan në KQZ ditën e sotme.
Në 41 kutitë e kontestuara nga PDIU, Idrizi mori vetëm 7 vota më shumë se në 25 qershor, por duke llogaritur edhe 23 të kontestuara nga PS që u rinumëruan dhe në total të 64 kutive, Shpëtim Idrizi mori vetëm 5 vota plus duke e humbur mandatin për 32 vota në qarkun e Tiranës.
Por PDIU nuk u mjaftua me kaq duke vijuar betejën për mandatin në Tiranë, pasi kërkoI rinumërimin të të gjitha votave në qarkun e Tiranës, por kërkesa u rrëzua nga KQZ me rezultatin 6-0.