Hapet tenderi për Rrugën e Arbrit

RTV KLAN 2017-08-10

Views 0

Agjencia e Prokurime Publike i hapi këtë të enjte procedurat e tenderit për Rrugën e Arbrit.

Nga data 10 deri në datën 2 Tetor çdo kompani e interesuar për ndërtimin e 69 km rrugë që kanë mbetur ende papërfunduar ka mundësi të paraqesë ofertën e saj.

Pas përfundimit të afatit për pritjen e ofertave Komisioni i Vlerësimit do të vlerësojë dokumentacionin e paraqitur nga kompanitë ofertuese dhe brenda Dhjetorit do të vendos për të shpallur fituesit.

Punimet pritet të nisin menjëherë pas shpalljes.

Buxheti i parashikuar nga qeveria për dhënien me koncension të këtij aksi është 33.4 miliardë lekë.

Kompani ?Gjoka Construction? ka fituar një bonus prej 10 pikësh, pasi ka kryer studimin e fizibilitetit të rrugës.

Ndërtimi do të jetë me koncesion, por pavarësisht kësaj është parashikuar që ajo të jetë pa pagesë.

Rruga e Arbrit do ta shkurtojë me afro 100 kilometër distancën me Dibrën dhe do të shërbejë si një tjetër aks për të lehtësuar lëvizjen me Maqedoninë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form