Report TV - Rama lajm të mirë për dibranët: Do nisë puna për ‘Rrugën e Arbrit’

Report TV 2018-05-08

Views 1

Nga Kryesia e Kuvendit, ku po flet për buxhetin e vitit 2018, kryeministri Edi Rama bëri një premtim të madh për të gjithë banorët e Dibrës e më gjerë. Rama tha se shumë shpejt do të nisë puna për ?Rrugën e Arbrit? dhe nuk do ndalet deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm.

Më tej, i pari i qeverisë deklaroi se do të ketë një financim masiv për infrastrukturën e vendit për të transformuar të gjitha rrugët e vendit.
?Financim masiv për infrastrukturën e vendit për të krijuar hapësirë për të filluar zbatimin e programin ?1 miliard?. Kjo do bëjë që rrugët tona nga veriu në jug në katër vjet të transformohen në mënyrë të qenësishme dhe të kthehen nga shtigje të rrezikshme në akse të sigurta dhe shumë më të shpejta, pas ndërhyrjes standardizuese që do bëhet këtu. Vlen të përmendet këtu për deputetët që kanë bërë përpjekjejet e tyre të vazhdueshme, që vinë nga zona e Dibrës. Procesi për kontratizimin e rrugës së Arbirt është në veprim. Ministria ka nisur kontratën me kompaninë fituese. Jemi shpresë plotë që në harkun 30-40 ditëshe do të finalizohet kontrata për rrugën e Arbrit dhe puna nuk do ndalet deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm?, tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form