Hapet tenderi për rrugën Milot-Fier, Balluku: Për ata që nuk paguajnë dot do ketë rrugë alternative

Report TV 2020-07-11

Views 3

TIRANE-Hapet tenderi i rrugës Milot-Fier, e cilësuar nga qeveria si projekti më madhor. Afati kohor për dorëzimin e ofertave është deri me 28 shtator 2020. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 vjet. Gjatësia e rrugës është 115 kilometra, nga të cilat 53 kilometra rrugë e re dhe 62 të tjerat gjatësi që do të rehabilitohen. Kostoja llogaritet rreth 1.2 miliardë euro. Rruga do të jetë me pagesë, teksa për të gjithë gjatësinë e saj prej 115 kilometrash tarifa shkon afro 8.6 euro. Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja Balluku sqaroi se për ata që nuk duan të paguajnë apo nuk kanë mundësi do të ketë rrugë alternative pa pagesë, që do të ndërtohet nga kompania që do të fitojë garën.

"Kjo autostradë do të kushtojë 7.5 euro për 100 km, asnjë lekë më shumë. Autostradat me pagesë janë autostrada europiane të shpejtësisë. Ne përveç rrugëve europiane, ndryshe nga ju do të bëjmë rrugët dytësore të detyruara. Është detyrim i cdo garuesi që të ofertojë për rrugët dytësore që do i bëjë në këtë koston e përgjithshme. Sepse çdo qytetar do të ketë të zgjedhë rrugën me pagesë me shpejtësi nga 90-130 km, ose rrugën pa pagesë një superstradë të mirëfilltë me parametra europianë" tha Balluku.Ministrja Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit, iu përgjigj akuzave të opozitës për projektin. "Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para.

Share This Video


Download

  
Report form