Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Koalicioni i djathtë ka çelur zyrtarisht fushatën dhe ka zbritur në Dibër për të kërkuar mbështetjen qytetare për kandidatin Sherefedin Shehu.Kryeopozitari Basha, krerët e partive aleate, dhe ish -Ministri Besnik Mustafaj që rikthehet në PD pas 9 vitesh, kërkuan votën në 11 shtator për drejtimin nga demokratët të Bashkisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se zgjodhi Shehun për Dibrën, pasi ai nuk bie pre e pushtetit si kandidtati i shumicës. Basha sulmoi kryeministrin Edi Rama, që sipas tij duhet të kërkonte ndjesë që zgjodhi Shukri Xhelilin për Dibrën, por edhe sepse prishi marrëveshjen me kompaninë kineze për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Opozita ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale duke i kërkuar dibranëve votën për kandidatin e APPD, Sherefedin Shehu në zgjedhjet e 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës.
Për të mbështetur Shehun, ishin krerët e partive aleate të PD, vetë kryetari Lulzim Basha dhe ekipi parlamentar demokrat.
Por ra në sy, rikthimi i ish-deputetit dhe ish-Ministrit, demokratit Besnik Mustafaj, i tërhequr prej kohësh nga politika, i cili u ngjit në podium me besimin se Sherefedin Shehu ka rikthyer shpresën jo vetëm tek ai, por edhe tek qytetarët dibranë.
Kandidati Shehu, ka listuar premtimet e tij për Dibrën, nga ulja e taksave, investimet në ifrastrukturë dhe deri tek ndërtimi i stadiumit të qytetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-pazaret-e-rames-prishen-marreveshjen-per-rrugen-e-arbrit/