TIRANË- Rruga e Arbrit ka qenë në vëmendje të kryeministrit Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjteje. Kreu i qeverisë, me anë të këtij investimi, ka zgjedhur që t'u kthejë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se e ka lënë në harresë veriun e vendit.
"Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk e di pse, po kur shohin investimet në Jug shkruajnë se nuk qenka investuar në Veri", shkruan Rama, teksa bashkangjitur ka publikuar edhe video nga punimet në këtë rrugë.