Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, inspektuan edhe një herë punimet e Rrugës së Arbrit, në pjesën që bën lidhjen me Tiranën.
Kjo rrugë për Kryeministrin do të ndihmojë agroturizmin dhe bujqësinë.
Rama: Do jetë një rrugë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e aseteve dhe vlerës që do krijohet në zonat rreth e rrotull. Është fantastike për agroturizëm, për bujqësi. Është Shqipëri e pazbuluar kjo pjesë.
Ministri Damian Gjiknuri vlerësoi ritmet e shpejta të punimeve.
Gjiknuri: Meqë jemi dhe në kuadër të PPP-ve, kjo është prova e parë që po ecim me ritëm edhe më të shpejtë se sa projektet që paguhen me buxhetin e shtetit. Veprën mund ta fillosh ti, por vepra mund të shkojnë dhe 10 vjet siç kanë vajtur. Me këtë ritëm që kanë këta do bëhet për aq kohë sa e kemi parashikuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-dhe-gjiknuri-inspektojne-punimet-e-29-km-te-para-te-rruges-se-arbrit