Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kandidati për kryetar i Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takuan me banorë të fshatrave Staravec, Shimçan, Pilafe dhe Tomin.
Investimet në bujqësi, në turizmin malor, stimulimi dhe nxitja e sipërmarrësve qe mendohet te rrisin punësimin në këto zona, qëndrojnë në thelb të programit të kandidatit të djathtë.
Shehu: Bashkia do të bëhet ndërmjetëse midis fermerëve, tregtarëve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Dhe bashkia do të bëjë atë që quhet marketingu, sepse ju jeni fermerë të vegjël, ju nuk mund të kontraktoni në mënyrë individuale. Menjëherë do të fillojë përmirësimi dhe zgjidhja përfundimtare e problemit të ujit të pijshëm, ashtu siç do të bëjmë edhe për Peshkopinë.
Ndërsa kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, shprehu angazhimin e tij për të përfunduar Rrugën e Arbrit e cila tha ai u nis nga qeveria e Partisë Demokratike dhe do përfundohet prej saj.
Basha: E gjetën gati projektin për Rrugën së Arbrit. Tani po u vjen fundi dhe nuk kanë guximin të vijnë t?u thonë dibranëve të vërtetën. E gjitha bota e ka marrë vesh që është prishur me bankën kineze për shkak se kanë kërkuar ryshfet 40 milionë euro për të ndërtuar tunelin, prandaj nuk u ndërtu tuneli.
Kjo është një mundësi për t?i treguar kësaj qeverie me votë se dibranët në emër të gjithë shqiptarëve i thonë jo kësaj politike të mashtrimit, të poshtërimit, të shpunësimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-qeveria-kerkoi-ryshfet-40-mln-euro-per-rrugen-e-arbrit/