Report TV - Firma: Si kërkoi kunati i Bashës ryshfet për lejen e ndërtimit

Report TV 2017-07-10

Views 6

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi të thyejë heshtjen disa ditore, duke u rikthyer të bëjë shefin e opozitës, pavarësisht deklaratës së tij se është vetëngrirë.

Megjithatë akuzat e tij, këtë radhë kanë qenë për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Kryeministrin Edi Rama, lidhur me ndërtimet që po bëhen në zonën e ?21 Dhjetorit?.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i firmës ndërtuese ?Arlis sh.p.k? po ashtu pjesë e akuzave të Lulzim Bashës.

Kompania ka sqaruar se si në fakt planin e ka miratuar vetë Basha dhe se leja është një teknikalitet që kryhet online dhe merret për 45 ditë.

Pra, nëse është miratuar plani (që për rastin në fjalë e ka miratuar Basha dhe më poshtë janë dokumentet), leja është dicka krejt e dorës së dytë.

Mirëpo, mesa duket kunati i Bashës ka qenë ai që ka penguar edhe lejen, duke kërkuar nga firma e ndërtimit një pjesë të mirë të mirë të investimit si bakshish.

Pra, kunati i Bashës siç dhe shprehet firma ndërtuese, ka kërkuar pjesën e tij pasi në të kundërt, ai do e quante ?lulishte? vendin e ndërtimit.

Share This Video


Download

  
Report form