Zbatimi i ligjit të Vetingut vë në lëvizje një shumësi institucionesh dhe organesh shtetërore, të cilat duhet të kryejnë disa detyra të parashikuara në ligj, brenda një afati të caktuar kohor, në kuadër të nisjes së kontrollit të njerëzve të drejtësisë.
Vendimi i Parlamentit, i cili miratoi 27 anëtarët e organeve të Vetingut, detyron katër institucione që të përgatisin dosjes për 800 gjyqtarë dhe prokurorë, për t?i vënë në dispozicion të organeve të Vetingut dhe të përfaqësuesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Konkretisht, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë, duhet t?u dorëzojnë organeve të Vetingut dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për procesin e vlerësimit, aftësitë profesionale, ligjshmërinë e pasurive dhe lidhjet e mundshme me krimin.