188 vendime është bilanci i vendimeve të dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kual" />
188 vendime është bilanci i vendimeve të dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kual"/>

RTV Ora - "Ferri" i gjyqtarëve, vetëm 81 kaluan vettingun! Në shtator hapen dosjet

Ora News Lajme 2019-08-18

Views 0

#rtvora

188 vendime është bilanci i vendimeve të dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtarët dhe prokurorët. 3 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, një numër i konsiderueshëm janë konsideruar të papërshtatshëm për të vijuar punën. Ndërkohë shkalla e dytë e vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rezultuar i pakalueshëm pasi të gjitha vendimet e dhëna janë për shkarkim subjektesh.

Tre vite pas miratimit të reformës në drejtësi procesi i vettingut ka larguar nga sistemi një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët janë konsideruar të papërshtatshëm për të vijuar punën.

Në mbyllje të seancave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në fund të muajit korrik, shifrat flasin për një numër të lartë të njerëzve të drejtësisë të cilët kanë dalë nga sistemi për shkak të problemeve me pasurinë, mangësive profesionale apo informacioneve për lidhje me krimin. KPK, që është edhe shkalla e parë e vettingut, ka shqyrtuar deri më tani dosjet e 188 gjyqtarëve dhe prokurorëve duke dhënë 81 vendime për konfirmim në detyrë dhe 68 janë shkarkime nga detyra.

Ndërkohë 14 procese rivlerësimi janë ndërprerë pas dorëheqjes që vetë subjektet kanë paraqitur, ndërsa në tetë raste proceset janë pushuar.

KPK ka lënë 16 raste pa vendime përfundimtare dhe në një rast ka dhënë urdhër pezullim nga detyra dhe rikthim edhe njëherë tjetër në shkollën e magjistraturës.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili përbën edhe shkallën e dytë të vettingut, deri më tani ka dhënë vetëm vendime negative duke rrëzuar edhe ato raste të gjyqtarëve e prokurorëve të lënë në detyrë nga KPK.

Që në nisje të procesit të vettingut në drejtësi, KPA ka dhënë 32 vendime, për prokurorë dhe gjyqtarë që janë ankimuar nga komisioneri publik. Kjo shkallë ka rezultuar e pakalueshme deri tani për asnjë prej njerëzve të drejtësisë, të cilët kaluan filtrat e vettingut në shkallën e parë. Është pikërisht ky kolegj që nuk ka rikonfirmuar në detyrë, as personazhet e njohur të drejtësisë shqiptare, si kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja apo kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori si edhe dy anëtarë të KLP.

Seancat për vazhdimin e vettingut në drejtësi në të dyja shkallët pritet të fillojnë në muajin shtator me emrat që ndodhen në listat prioritare të organeve të reja të drejtësisë siç është SPAK-u.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ferri-i-gjyqtareve-vetem-81-kaluan-vettingun-ne-shtator-hapen-dosjet

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form