Report TV - Prokurori i Tahirit dhe gjyqtari Medja kaluan Vettingun, ONM kërkon shkarkimin

Report TV 2018-08-09

Views 1

Pas kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Bedja, dhe kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar apelimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda Gentian Osmani dhe të gjyqtarit Gentian Medja.

Komisioneri Publik ka informuar se kërkesa e ONM-s po shqyrtohet dhe sapo të kenë vendimet e arsyeturara për Osmanin dhe Medjën ata do të vendosin për ankimin. Të dy subjektet e rikonfirmuara në detyrë si Osmani dhe Medja ishin pjesë e listës prioritare pasi Osmani garonte për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa Medja për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Sipas ligjit në fuqi, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Osmani dhe Medja u rikonfirmuan në detyrë nga komisioni i Vettingut me argumentin se ata kishin deklarim të saktë pasurie, s?kishin fshehur pasuri, nuk kishin kontakte me të inkriminuar dhe profesionalisht ishin të aftë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS