Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre komisionet e reformës në drejtësi nisin zyrtarisht punën. Në inaugurimin e godinës ku do të ushtrojnë funksionin Genta Bungo, kreu i Komisionit të Kualifikimit dhe Natasha Mulaj që drejton Kolegjin e Apelimit e vunë theksin tek angazhimi që duhet për të reformuar sistemin e drejtësisë. Ndërsa dy ambasadoret Lu e Vlahudin e konsideruan këtë ditë si shumë të rëndësishme dhe shpresë për Shqipërinë
Për dy ambasadorët që kanë ndjekur nga afër reformën në drejtësi, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, nisja e procesit të Vetting-ut është një ditë e madhe dhe shprese për Shqipërinë
Lu: Ane e mbanë botës kemi kaq shumë lajme të keqija dhe sot është një ditë për shpresë në Shqipëri.
Vlahutin: Jemi të lumtur që sot u inaugurua kjo ndërtesë. Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë në Shqipëri dhe ne jemi shumë të lumtur dhe po shohim edhe një staf të dedikuar në institucionet e Vetting-ut.
Këto deklarata u bënë pas ceremonisë së përurimit të selisë së re, ku punonjësit Vettingu-t, do të shqyrtojnë dosjet e të gjithë njerëzve të sistemit të drejtësisë shqiptare.
Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs, tha se ky është një proces i gjatë dhe sfida ndërsa përkushtimi i ONM nuk do të mungojë për të bërë operacionet e nevojshme në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/puna-e-komisioneve-te-reformes-ne-drejtesi-nis-me-kontrollin-e-pasurise/