A1 Report - Veliaj: Po bëjmë gati dosjet për 17 leje që dha Lulzim Basha

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË - Kryebashkiaku i ri i kryeqytetit Erion Veliaj konfirmoi se Prokuroria e Tiranës po heton 17 leje ndërtimi të dhëna nga paraardhësi i tij Lulzim Basha. Veliaj tha se stafi i bashkisë është duke përgatitur dosjet për t?ia vënë në dispozicion organit të akuzës.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky veprim vjen në përgjigje të kërkesës së organit të akuzës dhe se shumë shpejt stafi do t?i ketë gati dosjet për t?ia dorëzuar hetuesve.

Veliaj tha se kishte fillimisht kërkuar bashkëpunimin e stafit të bashkisë së mëparshme, të cilët si njohës të vjetër të punës në Bashki mund t?i përgatisnin lehtësisht dosjet, por siç theksoi ai, ky bashkëpunim është refuzuar.

?I kam kërkuar stafit të bashkisë së mëparshme të bashkëpunojë me prokurorinë por ajo e atëhershmja e refuzoi atë?, - tha më tej Veliaj.

Këto deklarata Erion Veliaj i bëri teksa prezantoi administratorët e njësisë 1 dhe 2, Elez Gjoca dhe Trëndelina Jaku. Po ashtu Veliaj prezantoi edhe projektin e ri të bashkisë për rikonstruksionin e Pazarit të Ri.

Më herët ishte kryedemokrati Lulzim Basha i cili gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se hetimet kanë nisur me kërkesë të kryeministrit Rama. Kjo sipas ish-kryebashkiakut Basha është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga situata e vështirë ekonomike që po kalon vendi.

Gazeta Shqiptarja.com në numrin e saj të sotëm botoi 17 lejet të cilat do të verifikohen nga Prokuroria e Tiranës.

17 lejet qe po verifikohen

Lejë zhvillimore ndërtimi për strukturën 5,7 dhe 9 kat në rrugën ?Elbasani?.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 6,8 dhe 9 kat në rrugën ?Perlat Rrexhepi?
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 7 dhe 9 kat në rrugën ?Tefta Tashko Koço?.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 9 kat në rrugën ?Don Bosko?.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 6 dhe 8 në rrugën ?Muzakët?.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 3,6 dhe 9 kate në rrugën ?Don Bosko?.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 4,6 dhe 8 kate në ?Ali Demi?.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 2,8 dhe 9 kate në rrugën ?Prokop Mima?.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 1,7 dhe 8 kate ?Xhanfize Keko?.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 5 dhe 9 kate ?Komuna e Parisit?.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 4-7 kat 4-8 kat,7 dhe 8 kat në rrugën e Kavajës.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 2,6,7 dhe 8 kat në ?Ali Demi?.
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 1.3.4.5 dhe 6 kat në ?Tanush Frashëri?.
Lejë zhvillimore ndërtimi për kompleksin në rrugën ?Ndre Mjeda?
Lejë për punime të kryera në shkelje të lejës fillestare në rrugën ?Unaza e Re?
Lejë zhvillimore ndërtimi me strukturë 1,6 dhe 8 kat në rrugën ?Zonja Çure?.
Lejë zhvillimore ndërtimi për strukturën 2,3,4,5,6,7 dhe 8 kat në rrugën ?Ali Demi?.

Share This Video


Download

  
Report form