Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk ka humbur kohë për procesin e vettingut në Shqipëri, por ka marrë informacione kofidenciale nga institucionet shqiptare si ILDKP dhe DSIK për prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë për të kontrolluar lëvizjet me pasuritë e tyre dhe lidhjet me krimin.
Kjo pohohet në një intervistë për Report TV nga shefja e këtij misioni, Gjenovefa Calavera.
E pyetur nëse kishte marrë dokumente nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ose nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Calavera tha:
Kur është e nevojshme, IMO ka angazhuar institucionet dhe autoritetet në Shqipëri, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor.