Kosovë, premtimet “ndezin” fushatën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit. Megjithatë, prej ditësh dy koalicionet e mëdha, PDK-AAK-Nisma, LDK-AKR-Alternativa, si dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë zhvilluar takime me votues. Në nisje të fushatës lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë koalicionin e tij.?Eshtë koha që të bashkohen forcat për ta çuar përpara shtetin, me një lidership që mund ta jetësojë këtë ndryshim?, theksoi Veseli në Facebook.Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ishte i pranishëm në forumin ?Fol hapur?, te Lëvizjes Fol, ku dha detaje të programit ekonomik me në fokus punësimin. Ai tha se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi do të zgjidhet brenda disa muajsh me të në krye të qeverisë dhe po kështu edhe heqja e vizave për qytetarët.Ndërkaq, Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti gjatë një vizite në një qendër shëndetësore në Prishtinë u shpreh i bindur se kjo parti do t?i fitojë zgjedhjet.

Share This Video


Download

  
Report form