http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në takimin e parë të hapur me qytetarët, për zgjedhjet lokale e 21 qershorit, Erion Veliaj kandidati i mazhorancës për Bashkinë Tiranë, i ka dhënë të drejtë shqetësimeve të kundërshtarit të tij në garë, demokratit Halim Kosova, për ato çka nuk janë bërë në 4 vitet e fundit në kryeqytet.Erion Veliaj:Unë jam dakord me Dr. Halimin, kur thotë se duhen me shume tregje ne Tirane. Por, pyetja ime është, kush i ka menaxhuar per 4 vjet tregjet ne Tirane, përveç Lulit? Jam dakord me Dr. Halimin kur thotë se ka nevoje qe çerdhet te rregullohen apo te krijojmë terrene te reja sportive. Por, a nuk i premtoi Luli këto 4 vjet me pare? Prandaj, unë nuk besoj se ekipi qe shkatërroi Tiranën per 4 vjet, do mund ta ndërtoje ate për 4 vitet e ardhshme. Koha e rrenave do te mbaroje ne 21 qershorBashkëbisedimin me qytetarët, Veliaj e konsideroi si intervistën e tij për një vend pune më 21 qershor.Kështu që unë e kam datën e intervistës për këtë vend pune më 21 qershor dhe përveçse dua që të gjithë ju të më mbështesni dua që të nënkuptoj nga ju se çfarë nënkupton ky vend pune. Si funksionin transporti publik në qytetin tonë? Si funksionon grumbullimi i plehrave në vendin tonë dhe menaxhimi i ndotjes. Si funksionon pastrimi i qytetit? Atë traditë që ne po fillojmë sot ku të gjitha aktivitetet tona transmetohet live, ku çdo gjë është publike ku nuk i parapërgatitim në studio dhe i çojmë një ditë me vonesë.Gjatë këtij takimi, Veliaj dëgjoi shqetësimet e qytetarëve mbi dëmtimin e korsive të dedikuara, pastrimin e qytetit, si dhe kaosin e krijuar që ekziston në Bashkinë Tiranë.