http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me nisjen e vitit të ri shkollor, nxënësit e ?Emin Durakut? do të kenë gati palestrën e re dhe një sistem funksional ngrohjeje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në inspektimin e punimeve, theksoi se palestra do t?i shërbejë jo vetëm nxënësve gjatë orëve të mësimit, por pasditeve do të qëndrojë e hapur edhe për banorët e njësisë 5. Veliaj u shpreh se rehabilitimi i një shkolle, nuk e zgjidh përfundimisht problemin e dyndjes dhe mbingarkesës, ndaj në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore do të nisë edhe procesi i shpërndarjes se nxënësve e mësuesve nëpër shkolla. Këtë vit, Bashkia e Tiranës ka premtuar të nisë ndërtimin e 20 shkollave.