http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka sulmuar qeverinë, ku thotë se ende militon. Në një takim me anëtarësinë e kësaj force politike në Sarandë, Kokëdhima u shpreh se po harrohen premtimet e dhëna.?A është normale që qeveria jonë të harrojë premtimet e saj kundër plehrave në zgjedhjet e vitit 2013 dhe tani të miratojë importin e mbetjeve? Përse duhet t?i japim kosto të pamerituara Partisë Socialiste dhe vendit me deklarata diletante e poshtëruese të zyrtarëve tanë kundër kandidatit dhe tani presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, zotit Donald Tramp??Madje ai nuk ngurroi të flasë edhe për kultivimin masiv të kanabisit, ku janë përfshirë sipas tij drejtues të policisë.?A duhet që një qeveri socialiste, pasi sulmon Lazaratin, e bën gjithë vendin Lazarat? Si ka mundësi që në trafikun e ri të hashashit përfshihen të gjithë ata funksionarë të policisë dhe të shtetit? A i meriton PS-ja këto kosto? Ne duhet të bënim marijuanën të legalizuar për fermerët dhe për shtetin, për buxhetin, jo për zyrtarët e kriminalizuar dhe për mafiozët e drogës. Problemi që shtroj unë është ky: Si mundet që socialistët e thjeshtë dhe qytetarët të kenë më shumë kontroll për politikat e qeverisë? Si mundet që grupi parlamentar, përpos mbështetjes, të mund të ushtrojë më shumë kontroll mbi eficencën e politikave të qeverisë??Sipas Kokëdhimes, i cili mbante një pozicion të rëndësishëm në hierarkinë socialiste, partia po humbet mbështetje.?Kini parasysh se nga një palë zgjedhje në tjetër, Partia Socialiste po kanibalizohet nga aleatët, po humbet mbështetje dhe po zvogëlohet. Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Socialiste rrezikon të mos arrijë dot e vetme numrin 60 të deputetëve të saj. Kjo po ndodh edhe pse kemi kaq shumë njerëz të shkëlqyer në bazë, edhe pse përballë kemi një parti të diskretituar si partia e Saliut. Kjo gjë po ndodh, pasi Partia Socialiste po merr kosto të pamerituara nga njerëzit e saj në pushtet?Gjatë këtij takimi, ish-deputeti socialist iu rikthye heqjes së mandatit të tij të deputetit, duke thënë se vendimi i Kushtetueses ishte tërësisht politik dhe i ndikuar nga një bashkëpunim i të majtëve me kundërshtarin politik Sali Berisha.