Premtimet e Kosovës për periferinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Premtimet për uljen e taksave për biznesin me 30%, hapjen e vendeve të reja të punës dhe furnizimin e gjithë bashkisë së Tiranës 24 orë më ujë të pijshëm, kandidati i demokratëve Halim Kosova i parashtroi edhe përpara banorëve të fshatrave përreth kryeqytetit. Duke u përballur me pyetjet e banorëve të komunave Krrabë, Bërzhitë dhe Ibë, Kosova tha se do të bëjë çdo gjë që të jetë afër qytetarëve. Ai u bëri thirrje që të mos besojnë shpifjet e kundërshtarëve por të shohin ndershmërinë te ai që do t?i qeverisë në të ardhmen. Në vizitën e tij me banorët e komunës Vaqarr Halim Kosova premtoi, se nëse ai do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, do të rihapë tregun e Uzinës Dinamo, dhe do të sistemojë 450 tregtarë që shesin aty. Kosova premtoi ndërtimin e dhjetëra kilometrave rrugë dytësore që do të lidhin fshatrat e Tiranës me njëra tjetrën dhe kryeqytetin. Po ashtu ai tha se edhe pse sistemi i kanalizimeve duhet të ishte rregulluar më parë, nëse ai merr administrimin e bashkisë do të rindërtojë brenda 2 vitesh të gjithë rrjetin e ujërave të zeza në këto fshatra.

Share This Video


Download

  
Report form