NATO: Keqardhje për ushtrinë e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-12-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV NATO ka shprehur keqardhjen për vendimin e parlamentit kosovar për krijimin e ushtrisë. Qëndrimi zyrtar i Aleancës se Atlantikut te Veriut u be publik nëpërmjet një deklarate te sekretarit te përgjithshëm Jens Stoltenberg u përcoll ne Tirane nëpërmjet zëvendës sekretares se përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller.Sot institucionet e Kosovës shpallen miratimin e 3 ligjeve duke nisur procesin e tranzicionit te forcës se sigurisë se Kosovës. Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se ?jemi te keqardhur qe ky vendim është marre pavarësisht shqetësimeve te NATO-s. Ne te njëjtën kohe dua te nënvizoj se te gjithë palët duhet te sigurojnë se vendimi i sotëm nuk do te përshkallëzoje tensionet ne rajon. Te gjithë aktoret politike përgjegjës duhet te fokusohen tek progresi me reforma e dialog?.Por pavarësisht shqetësimit te NATO-s, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka përshëndeti vendimin e parlamentit kosovar.Olta Xhaçka: ?Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, dua të përshëndes këtë vendim historik që do t?i shërbejë frymës euroatlantike dhe paqes në rajon. Njëherësh vlerësojmë vendosmërinë e Autoriteteve Kosovare për të vazhduar bashkërendimin e ngushtë me Aleancën si dhe politikën e dyerve të hapura?.Ndërkohë presidenti i Republikës përshëndeti krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit Meta tha se ky vendim historik dëshmon se Kosova është e aftë për përgjegjësi të reja?Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë.Kryeministri Edi Rama zgjodhi që urimin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës ta bënte përmes një fotoje te presidentit te Hashim Thaçit, të veshur me uniform ushtarake.Edhe kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha reagoi duke u shprehur se pas pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike është krijimi i ushtrisë.

Share This Video


Download

  
Report form