Vrau kushëririn në Greqi pas debateve për sjelliet e bashkëshortes, Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për Denis Zakën.
Procesi ndaj Zakës vijon në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Zaka vrau në një fshat të Larisës në vitin 2016, kushëririn e tij Vladimir Murrizin.
Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se Zaka e ka goditur 25 herë me thikë në zemër dhe fyt Murrizin. Pasi kreu krimin, Zaka e ka groposur kushëririn e tij.
Denis Zaka ka pranuar autorësinë e ngjarjes përpara trupit gjykues, duke u penduar për krimin e kryer.
Ndërkohë, prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se pasi kishte vrarë Vladimir Murrizin, Zaka ka përdorur telefonin e viktimës dhe i përgjigjur disa herë gruas së Murrizit.