Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollaku. Kjo ishte kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda për të akuzuarin e vetëm që ndodhet i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në 6 janar të vitit 2016 në Durrës ku u rrëmbye dhe me pas u gjet i vrarë Gazmend Çollaku.
Organi i akuzës paraqiti sot këtë kërkesë para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, gjatë seancës ku u lexuan konkluzionet përfundimtare të gjykimit.
Vetë i pandehuri Shtraza, nuk e ka pranuar këtë akuzë gjatë fazes hetimore dhe procesit teë gjykimit, duke pretenduar se me Çollakun kishin miqësi.
Edhe kete seancë ai ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku e priti qetësisht kërkesën e prokurorisë për dënimin e tij me burg të përjetshëm.
Mbrojtja do të paraqesë para gjykatës pretendimet e saj ku kërkon pafajësinë, në seancën e datës 30 nëntor dhe më pas trupa gjykuese pritet të japë vendimin perfundimtar.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kerkohet-burg-perjete-denis-shtrazen