#rtvora #oranews
Ka mbërritur në gjykatë 26-vjeçari Marash Arraj i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, Lazer Arraj në fshatin Shosh të Dukagjinit.
Gjykata pritet të japë masën për të riun, i cili raportohet se në deklarimet në polici ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Si u zbulua vrasja?
Prej mesditës së të hënës (21 tetor) kur u njoftua vrasja e 55-vjeçarit, forca të shumta policie dhe ato të FNSH zbarkuan me kontrolle në zona, ku bënë shoqërimin e disa të afërmve të viktimës dhe nisën marrjen e tyre në pyetje.
Të dhënat kontradiktore që fillimisht i kanë dhënë policisë, thuhet nga burimet, kanë ndihmuar të shkohet deri tek identifikimi i autorit.
Dy herë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës, ndërsa ai po largohej nga fshati për tu kthyer në Shkodër, ku jetonte prej vitesh me familjen.
Motivi i vrasjes dyshohet se është një konflikt mes dy familjeve, por nuk përjashtohen as pista të tjera.
Ndaj 26-vjeçarit të arrestuar rëndojnë dy akuza ?vrasje me paramendim? dhe ?armëmbajtje pa leje?.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/dyshohet-se-vrau-kusheririn-e-tij-mberrin-ne-gjykate-marash-arraj
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz