Ora News - Mbërrin letërporosia: Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë i dënuar për vjedhje në Itali

Ora News Lajme 2019-01-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Mbërrin letërporosia nga Italia për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili u shkarkua nga KPK pak muaj më parë.

Konfirmohet se gjyqtari ishte dënuar për vjedhje.

Në korrik të 2018 gjyqtari Thanza u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se kishte fshehur dënimin në Itali. Drejtësia e këtij shteti e ka dënuar ish-gjyqtarin në vitin 1999 me vendim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Dosja i kaloi Prokurorisë së Përgjithshme e cila transferoi procedimin në prokurorinë e Tiranës e cila vijon hetimin.

Në shtator 2018 Thanza u mor në pyetje në prokurori dhe burimet konfirmuan nga Prokuroria e Tiranës se ndaj tij kishte nisur një procedim penal për falsifikim formulari pasi nuk kishte deklaruar se kishte qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mberrin-leterporosia-gjyqtari-i-gjykates-se-larte-i-denuar-vjedhje-ne-itali

Share This Video


Download

  
Report form