Vlorë, vrau kushëririn me sëpatë, flasin per Report TV banoret e fshatit Gumenicë

Report TV 2018-05-12

Views 2

VLORE- Pas një sherri me njëri tjetrin, Dilaver Veshaj 40 vjeç qëlloi disa herë më sëpatë në kokë kushëririn e tij, Arben Veshaj 37 vjeç duke e lënë të vdekur. Por banorët e fshatit Gumenicë pohojnë se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë duke dyshuar se autori e qëlloi fillimisht me armë pistoletë dhe më pas me sëpatë në kokë disa herë.

?Ziheshin me njëri tjetrin për punë pronash. E kishte qëlluar me pistoletë dhe më pas me sëpatë në kokë pas sherrit. Ishin familje të respektura, nuk e dimë si ndodhi kjo ngjarje? shprehen ata për Report Tv.

Arben Veshaj është gjetur nga familjarët i vdekur rreth 500 metra larg banesës, ndërsa autori pas ngjarjes u largua, por arratia zgjati vetëm pak minuta, pasi u arrestua nga policia e Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merret në pyetje autori i krimit për motivet që e çuan të vriste kushëririn e tij me sëpatë. Nga informacionet e para dyshohet se ka qenë një konflikt për motive pronësie.

Share This Video


Download

  
Report form