Report TV - Fëmijë në rrugë,Verzivolli:Prokuroria ka mbyllur gjysmën e denoncimeve

Report TV 2017-07-05

Views 1

Nxjerrja e fëmijëve nga rruga vazhdon të jetë sfidë për sa kohë që Prokuroria mbyll hetimet e rasteve të denoncuara. Kjo u deklarua nga drejtorja e Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve, Ina Verzivolli, në një intervistë për Report TV.

?Fëmijët që janë në situatë rruge i përkasin dy kategorive, ose janë raste shumë komplekse me të cilat po punohet dhe kanë nevojë për një punë shumë të gjatë pasi ndoshta nuk ka bashkëpunim shumë të mirë nga familja, ose janë raste që dyshohet për shfrytëzim dhe ndërkohë mund të jetë bërë ndjekje penale. Në këtë drejtim bashkëpunimi me Prokurorinë nuk ka qenë shumë i frytshëm pasi më shumë se gjysma e rasteve janë pushuar dhe ata fëmijë kanë përfunduar sërish në rrugë?, u shpreh ajo.

Aktualisht janë rreth 600 fëmijë në situatë rruge. Verzivolli shprehet se edhe për fëmijët që tashmë kanë dalë nga rruga në këto tre vjet, sërish nuk është garancia e plotë nëse ata nuk i rikthehen rrugës. Ndaj edhe ka kërkuar bashkëpunimin e shkollave ku këta fëmijë janë regjistruar.

?Nuk jemi të sigurt që gjithë këta fëmijë nuk janë kthyer në rrugë. Është i rëndësishëm bashkëpunimi me shkollat, pasi duke i regjistruar në shkolla jemi të sigurt se nuk do të jenë në rrugë por në bankat e shkollës. Në këtë drejtim është bërë një punë shumë e madhe, vetëm vjet janë regjistruar rreth 234 fëmijë në shkollë dhe rreth 90 fëmijë në parashkollorë?, deklaroi Verzivolli.

Share This Video


Download

  
Report form