Report TV - Korrupsioni, Qeveria denoncon: Prokuroria ka mbyllur 1314 dosje

Report TV 2017-07-05

Views 0

Bilanci i luftës ndaj korrupsionit gjatë vitit 2016 konfirmon edhe një herë emergjencën dhe domosdoshmërinë e veprimit të drejtësisë së re, për të cilën ka pritshmëri të mëdha se do të shembë murin e pandëshkueshmërisë.

Edhe gjatë vitit 2016, Prokuroria, si organ kryesor për ndëshkimin e korrupsionit, ka dëshmuar pafuqi përballë korrupsionit në nivele të larta. Të paktën kështu pretendon qeveria ?Rama?, përmes një vendimi për punën e prokurorisë, me anë të të cilit jepen edhe disa rekomandime për kreu i organit qendror të akuzës, Adriatik Llallën.

Sipas analizës së qeverisë, gjatë vitit 2016, Prokuroria ka mbyllur 1314 dosje korrupsioni, për shkak të mungesës së elementeve të veprës penale. Konkretisht, për vitin 2016, nga organi i prokurorisë janë regjistruar 1 526 çështje penale për veprat penale në fushën e korrupsionit, ku janë marrë të pandehur 386 persona.

Share This Video


Download

  
Report form