Grabitet për herë të dytë brenda muajit Prokuroria e Durrësit, merren disa dosje korrupsioni

Report TV 2018-05-24

Views 0

Prokuroria e Durrësit ka rënë sërish pre e grabitjes për herë të dytë brenda muajit. Mësohet se persona të maskuar janë futur gjatë natës në ambientet e Prokurorisë dhe kanë marrë disa dokumente, ndërsa burimet i thanë Report Tv se dyshohet të jenë dosje korrupsioni, që lidhen me pronat.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se është grabitur zyra e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu, ku autorët kanë marrë dokumente me rëndësi, dosje origjinale hetimore, si dhe kompjuterin e prokurorit dhe të oficerit të policisë gjyqësore.

Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga pastruesja e Prokurorisë, e cila ka njoftuar rojën dhe më pas është vënë në dijeni policia, ku nga hetimet e para ka rezultuar se grabitësit janë futur nga dera e pasme e institucionit.Uniformat blu vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes, si dhe për të zbardhur të vërtetën, ndërsa kanë bllokuar institucionin, duke nxjerrë jashtë të gjithë punonjësit. Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Durrësit grabitet brenda këtij muaji, pasi më 8 maj u grabit Posta sekrete e organit të Akuzës, ku u morën disa dokumente.

Share This Video


Download

  
Report form