Report TV - Grabitet Posta Sekrete e Prokurorisë së Durrësit, merren disa dokumente të fshehta

Report TV 2018-05-15

Views 0

Posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites së sotme, ku kanë qenë dy persona, të cilët kanë sulmuar postierin dhe i kanë marrë dokumentet që kishte me vete. Dyshohet se dokumentet e marra janë me mbishkrime sekrete, por që nuk dihet ende të çfarë rëndësie janë ato, ndërsa grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Burime nga organi i Prokurorisë së Durrësit bëjnë me dije për Report Tv se është grabitur posta e fshehtë e këtij institucioni. Bëhet e ditur se kjo postë i nënshtrohet një regjimi të caktuar trajtimi, ndërsa shoqërohet me persona të veçantë.

Nuk dihet ende se sa dokumente janë marrë, por policia bën me dije se grabitësit kanë sulmuar postierin dhe i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta. Burime nga Prokuroria sqarojnë se kjo postë është proces rutinë, ndërsa shtojnë se dosjet e rëndësishme dërgohen dorazi nga vetë hetuesit dhe nuk ja besojnë postës.

Share This Video


Download

  
Report form