Report TV - Në total 1992 aksidente rrugore në vitin 2015, 270 të vdekur, 12 fëmijë

Report TV 2016-06-09

Views 2

Në vitin 2015 kanë ndodhur 1992 aksidente rrugore, 270 persona prej të cilëve kanë vdekur, 402 persona janë plagosur dhe 2020 janë plagosur lehtë. Të dhënat vijnë përmes raportit zyrtar të Ministrisë së Transporteve mbi Sigurinë Rrugore. Rezulton se për vitin 2015, numri i vdekjeve është 270 persona, pra është 6 herë më shumë se në vitin 2014. Krahasuar me vlerën mesatare për 2009 - 2015, numri i të vrarëve është ulur me 14,5 %.

Këmbësorët janë grupi i përdoruesve të rrugës që përbën një përqindje të lartë të atyre që janë vrarë dhe janë 34,8 % e totalit të njerëzve të vrarë. Pasagjerët gjithashtu përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të atyre që janë të vrarë dhe përbëjnë 22,9% të personave të vrarë gjatë vitit 2015. Në vitin 2015, janë vrarë 12 fëmijë, të moshës 0-15 vjeç, që do të thotë një rënie prej 42 % në krahasim me mesataren e gjashtë viteve të fundit.

Nga analiza e aksidenteve me humbje jete, shkaqet kryesore të ndodhjes janë tre: së pari shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjetit, ejkalimi i shpejtësisë tej normave të caktuara 75,5 % dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit. Së dyti, mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. (befasi, pakujdesi, kalim rruge pa kujdes, mosrespektim sinjalizimi rrugor etj). Dhe së treti, të metat teknike të mjeteve.

Share This Video


Download

  
Report form