Reuters: Turqia drejt përçarjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rezultati i ngushte i referendumit te dielës do te ndaje edhe me shume Turqinë. Ne këtë përfundim del agjencia e lajmeve ?Reuters? ne nje analize te saj, ku thekson se tani Erdogan do te behet nje nga figurat me te rëndësishme te gjithë historisë se Turqisë. ?Erdogan, nje populist me lidhje te forta me partitë islamike, e ka drejtuar vendin qe nga viti 2003 pa rivale, ndersa Turqia ka shënuar nje lulëzim shume te madh ekonomik gjate regjimit te tij. Gjithashtu vendi ka qene ne qender te zhvillimeve globale, me ushtrinë e dyte me te madhe te NATO-s, ne nje pozicion jetik persa i përket Lindjes se Mesme. Ndryshimet kushtetuese i japin praktikisht pushtet Erdoganit deri ne vitin 2029, duke rithemeluar kështu republiken e ataturkut.? Por ky referendum, ashtu si edhe ai i radhes, per te rikthyer dënimin me vdekje, duket se po e izolojnë Turqinë gjithnjë e me shume nga Europa, ndërsa vendi po rrëshqet ne diktature. Vete represioni ndaj opozites, mediave e kundërshtareve jane shenjat e para te nje autoritaristi-diktator. Shtetet me te fuqishme te BE-se, te cilët dukshëm u rreshtuan kundër ndryshimeve kushtetuese, tani përballen me pikëpyetjet e mëdha ne adresimin e kesaj çështje dhe ne pozicionin qe do te mbajnë kundrejt Erdoganit ne republikën e re presidenciale turke.

Share This Video


Download

  
Report form