http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e dy partive të mëdha, rivale për një kohë të gjatë, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi lënë mënjanë kontradiktat për të bashkëqeverisur për herë të dytë Kosovën. Kështu e komenton agjencia Reuters në një shkrim të saj me titull ?rivalët e hidhur firmosin marrëveshjen për ndarjen e pushtetit?. Reuters shkruan se Mustafa, do ta zëvendësojë ish-komandantin e UÇK-së, Hashim Thaçin, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e qershorit, por që nuk arrinte të formonte dot shumicën parlamentare. Sipas agjencisë britanike të lajmeve, dy partitë, më të mëdha në Kosovë, janë rivalë të fortë me një histori që ka shënuar luftë të ashpër për pushtet. 63-vjeçari Mustafa, ish-kryetar i komunës së Prishtinës, do të marre detyrën e konsolidimit të Kosovës si shtet i pavarur, që deri më tani është njohur nga mbi 100 shtete. Ai trashëgon një ekonomi që është në rritje por mbetet e varur nga remitencat nga emigrantet që punojnë jashtë vendit dhe nga asistencat e huaja. Nga ana tjetër shkruan ?Reuters?, Thaçi zbret nje kat me poshtë. Meqenëse iu mohua edhe mandati i tretë për kryeministër, ai do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit në kabinetin Mustafa, me synimin per te marre postin e presidentit të vendit më 2016, pas përfundimit te mandatit te presidentes Jahjaga.