Reuters: Çekia veto për statusin? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përforcohen zerat per nje veto te Çekisë kundër statusit kandidat te Shqipërisë. Edhe pse ne zyrtaret e larte çeke ne rruge diplomatike deklarojnë se çështje e CEZ nuk mund te jete e vetmja pike qe do te përcaktojë integrimin e Shqipërisë, pranojne se kjo çështje eshte kthyer ne ngërç mes dy palëve. Ketë fakt e ka pohuar në një intervistë për agjencinë "Reuters", sekretari çek i shtetit për punët e BE-së, Tomas Prouza. Ndërkohë në këtë shkrim me titull "Çekët mund të vënë veton për statusin e kandidatit për Shqipërinë", agjencia citon burimet e saj konfidenciale në radhët e zyrtarëve të lartë në BE në të cilin ripërsëritet shqetësimi se për shkak të çështjes ende të pazgjidhur lidhur me CEZ, Praga zyrtare do të bllokojë statusin e kandidatit për vendin tonë. Vendimi për Shqipërinë do të merret më 23 qershor nga Këshilli Evropian. Sa i takon raportit paraprak të progresit të hartuar nga eurokomisioneri Fyle, në të thuhej se progresi është i dukshëm dhe ke rekomandon sërish statusin Tiranën zyrtare.

Share This Video


Download

  
Report form