http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që marrja e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në muajin dhjetor është një prioritet, tashmë kjo dihet. Qeveria shqiptare nis këtë muaj një tur në Europë, për të bindur vendet skeptike si Holanda, Gjermania dhe Franca që të mbështesin rekomandimin e Komisionit Europian, të përkthyer në votë pro në këshillin e ministrave. Në një intervistë për Vizion Plus, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, thotë se qeveria ka nisur një betejë të ashpër për të përmbushur një kriterin kryesor: luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Zoti Bushati sqaron se procesi do të kërkoje kohë dhe bashkëpunim me aktorë si prokuroria, gjyqësori dhe institucionet ligjzbatuese. Në konceptin e partneritetit strategjik, z. Bushati sqaron se Turqinë, Italinë dhe Greqinë, Shqipëria e konsideron të tillë në rajon dhe pse me shtetin e fundit mbeten ende 3 çështje të pazgjidhura të cilat janë ligji i luftës, përcaktimi i kufijve detare dhe çështja çame. Ministri i jashtëm pohon se qeveria shqiptare do t'i adresojë dhe në vijim për zgjidhje këto çështje, të thëna hapur në vizitën e fundit të ministrit të jashtëm grek Venizelos. Pika delikate që ka nevojë për ndryshime është reforma në diplomaci. Ministri i Jashtëm paralajmëron, jo thjesht ndryshim emrash por strukturë, pra shkurtim ambasadash. Duke e konsideruar diplomacinë një proces të komplikuar, Bushati kërkoi dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera, në këtë rast presidencës për shkarkimin dhe emërimin e ambasadorëve.