http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet e parakohshme të së dielës në Kosovë kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave më të rëndësishme ndërkombëtare. Në një analizë të hollësishme, agjencia prestigjioze "Reuters" ndalet te pritshmëritë, sidomos për partinë e kryeministrit Thaçi. "Reuters" komenton se duke u bazuar në sondazhet e fundit, Partia Demokratike e Kosovës do të fitojë zgjedhjet, me një avantazh të lehtë mbi rivalët historikë të LDK-së. Sipas , "Reuters" kryeministri Hashim Thaçi po përballet edhe me një rënien të lehtë popullariteti e popullaritetit por kjo është nornale kur kërkon një mandat të tretë. Thaçi, vijon "Reuters", po përpiqet të fitojë mandatin e tretë si kryeministër. Vetëbesimi është ndër vetitë kryesore te kreut te qeverisë. Megjithatë edhe rivalët politikë kanë shtuar presionet ndërkohë që çështje e rëndësishme është kërkesa që të hetohen krimet e luftës ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë dosa prej ish-shokëve të luftës e aleatët më të ngushtë.