Report TV - Berisha: Rama të rrijë deri në 18 qershor, pastaj qeveri teknike

Report TV 2017-07-05

Views 0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga çadra e protestueve të opozitës se do pranojnë Ramën kryeministër deri në datën 18 qershor, ndërsa më pas të krijohet qeveria teknike.

"Do të mbarojë mandatin? Asnjë kundërshtim nuk kemi. Nëse është kaq shumë i lidhur pas asaj karrigie, atëherë le të firmosë, të ikë në datën 18 qershor dhe më pas të krijojmë qeverinë teknike e të bëjmë zgjedhje të lira", u shpreh Berisha.

Kjo deklaratë e Berishës duket se paralajmëron ndryshimin e qëndrimit të demokratëve, të cilët lëshojnë nga kërkesa e tyre për krijimin e menjëhershëm të qeverisë teknike, por nga ana tjetër, indirekt kjo çon në shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare për në vjeshtë.

Edhe pse nga ana tjetër kryeministri Edi Rama është shprehur qartë se zgjedhjet do zhvillohen në 18 qershor, sipas afatit kushtetues të dekretuar nga Presidenti i Republikës.

Share This Video


Download

  
Report form