Report TV - Berisha: Rama të rrijë deri më 18 qershor, pastaj qeveri teknike

Report TV 2017-07-05

Views 0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga çadra e protestueve të opozitës se do pranojnë Ramën kryeministër deri në datën 18 qershor, ndërsa më pas të krijohet qeveria teknike.

"Do të mbarojë mandatin? Asnjë kundërshtim nuk kemi. Nëse është kaq shumë i lidhur pas asaj karrigie, atëherë le të firmosë, të ikë në datën 18 qershor dhe më pas të krijojmë qeverinë teknike e të bëjmë zgjedhje të lira", u shpreh Berisha.

Kjo tezë e re vjen në kohën kur palët politike në distancë kanë pranuar të ulen në një tryezë dialogu për zgjidhjen e ngërçit politik, ku opozita proteston prej 48 ditësh me kërkesën për qeveri teknike.

Ky propozim i liderit historik mund të jetë dhe propozimi që do të diskutohet në tryezën e dialogut politik mes palëve.

Share This Video


Download

  
Report form