Report TV - Rama: S'ka qeveri teknike, në zgjedhje në datën 18 dhe pa PD

Report TV 2017-07-04

Views 0

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e 'Komunikimit Javor' në faqen e tij në Facebook ka deklaruar me bindje se nuk do të plotësohet kërkesa e PD për qeveri teknike dhe se në zgjedhjet e 18 qershorit do të futemi edhe pa opozitën.

Kryeministri deklaroi se jemi të gatshëm për dialog edhe në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, por kurrsesi për qeveri teknike.

Rama theksoi se nuk do të merret parasysh asnjë ultimatum i opozitës, ndërsa çadrën e ngritur në bulevard e cilësoi si një kështjellë prej rërë dhe se synim ka të bllokojë reformën në drejtësi.

"Nuk ka për të ardhur ndonjëherë lajmi: Vettingu nuk do të bëhet kurrë, prandaj dilni. S?ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri teknike, prandaj kthehuni, s?ka për të ardhur ndonjëherë oferta për të shtyrë zgjedhjet, prandaj zgjohuni.

Nuk ka për të ardhur rrufeja nga qielli që ta bëjë Kryeministrinë shkrumb e hi që të deklaroni fitoren.

Mos paraqitja në zgjedhje e partisë më të madhe të opozitës është një anomali e rëndë, ne nuk do t'i bashkohemi një mungesë të tillë, do respektojnë datën e zgjedhjeve dhe do të angazhohemi në fushatë si asnjëherë më parë.

Share This Video


Download

  
Report form