Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot nga çadra e ngritur para Kryeministrisë se nuk do të ndalë protestën pas ndryshimit të katër ministrave, por do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike që sipas tij do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
"Ne e dimë se Tahiri shërbeu denjësisht për kriminalizimin e policisë së shtetit, Beqja shërbeu për krimin më të rëndë, shpenzimin e parave të shqiptarëve që duhet të shkonin për shëndetin e të sëmurëve, por shkuan në xhepat e 2-3 oligarkëve të lidhur me pushtetin.